LAJMI I FUNDIT:

Ballkani reagon pas ndëshkimit nga FFK

Ballkani reagon pas ndëshkimit nga FFK

Ballkani ka reaguar ndaj inicimit disiplinor që i bëri Federata e Futbollit të Kosovës.

Para pak ditësh, skuadra nga Theranda publikoi një letër të hapur për Presidenten, Kryeministrin dhe Minisitrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Aty thuhej se futbolli në vendin tonë është i okupuar dhe bëhen më shumë matematika e kalkulime se sa luhet futboll i mirëfilltë.


Nga kjo letër, ka pësuar edhe ndëshkimi disiplinor nga FFK, nga i cili edhe ka ardhur reagimi i Ballkanit.

Më poshtë mund ta lexoni (pa ndërhyrje) reagimin e Ballkanit:

REAGIM NDAJ INICIMIT DISIPLINOR

FC Ballkani, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, ku ka shprehur indinjatën e thellë për dukurit negative në futbollin elitar në Kosovë.

FC Ballkani, nuk ka bërë asgjë me tepër vetëm ka kërkuar sensibilizim dhe drejtësi për atë që po ngjanë në elitën e futbollit kosovarë.

FC Ballkani, asgjë nuk ka shpifur asgjë nuk ka devijuar asgjë nuk ka shtuar vetëm ka treguar realitetin, realitet ky që fatmirësisht po e flasin të gjithë,ekspert të sportit, analist sportiv, gazetar sportiv, por më kryesorja po e fletë hapur edhe simpatizuesit dhe dashamirë të sportit në gjithë Kosovën.

Të gjithë po i dini tashmë këto ndodhi kjo sepse janë sheshazi dhe shumë të dukshme prandaj nuk kalojnë pa u komentuar e reaguar nga të gjithë, lere më nga ne që jemi të dëmtuar direkt.

FFK, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, menjëherë me datë 26.04.2021, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit.

Shtrohet pyetja cili është misioni i FFK-së, sjellja e rendit dhe mbarëvajtjes së futbollit apo ndëshkimi i atyre që qesin në dritë të ndodhitë e këtij institucioni dhe disa klubeve që janë të afërta me të.

Nëse FFK, këtë e ka bërë për të na zmbrapsur apo për të na frikësuar që të heqim dorë nga e drejta dhe sensibilizimi ju themi se janë duke gabuar, misioni i tyre nuk është ky.

Ky vend ka Zot, ky vend duhet të kthehet nga e mbara, ky vend meriton me tepër, ky vend meriton të ndalet avazi i vjetër, gjërat pastaj natyrshëm do bien në vendin e tyre.

Jo matematika po futboll të vërtet! /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Kalo në kategori