LAJMI I FUNDIT:

BE dhe SHBA i ofrojnë mbështetje Indisë, për shkak të situatës së rëndë që vendi po përballet

BE dhe SHBA i ofrojnë mbështetje Indisë, për shkak të situatës së rëndë që vendi po përballet

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar të ndihmojnë Indinë, derisa vendi lufton me një rritje të rëndë të rasteve me COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, për të katërtën ditë radhazi, India të dielën vendosi një rekord global ditor të rasteve të reja.

Shifra e 349 mijë rasteve të reja e çoi totalin e të prekurve në Indi në më shumë se 16.9 milionë, dhe si rrjedhojë është vendi i dytë më i goditur në botë nga pandemia.


Në përgjigje të situatës në vendin e Azisë juglindore, Bashkimi Evropian ka aktivizuar Mekanizmin e tij të Mbrojtjes Civile, i cili po kordinohet me vendet anëtare për të dërguar me shpejtësi oksigjen dhe ilaçe.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja gjithashtu ishte e vendosur të ndihmonte Indinë, duke marrë parasysh situatën aktuale.

“Ashtu sikurse India i dërgoi ndihmë SHBA-së, derisa spitalet tona u tensionuan herët në pandemi, ne jemi të vendosur të ndihmojmë Indinë në kohë nevoje”, u shpreh Biden në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori