LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe komandanti i KFOR-it, Federici flasin për sigurinë në Kosovë

Osmani dhe komandanti i KFOR-it, Federici flasin për sigurinë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Franco Federici.

Presidentja Osmani i ka shprehur falënderimin për kontributin forcave të NATO-së në Kosovë për paqen dhe sigurinë në regjion.


Osmani më tej ka theksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç në menaxhimin e pandeminë COVID-19, lidhur me sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.

Ajo ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me KFOR-in në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gjithashtu, presidentja Osmani dhe gjeneral-major Federici kanë diskutuar lidhur me inkurajimin e rekrutimit të grave në institucionet e sigurisë në Kosovë.

Presidentja Osmani ka falënderuar komandantin e KFOR-it për përkrahjen të cilën forcat e NATO-së ia kanë ofruar Republikës së Kosovës ndër vite dhe ka theksuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve me NATO-n dhe shtetet anëtare lidhur me realizimin e orientimit afatgjatë strategjik të Kosovës, anëtarësimit në NATO. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori