LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se është jonjerëzore të hiqen 20 euro nga shtesat e pensionistëve

Haradinaj thotë se është jonjerëzore të hiqen 20 euro nga shtesat e pensionistëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar gjatë ditës së sotme tri propozimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati për subvencionimin e bizneseve, shtesat në paga të punëtorëve shëndetësor dhe policëve si dhe për skemat pensionale.

“Te skemat pensionale do të bëjmë subvencione  që për të gjitha pensionet të cilët janë nën 100 euro do të bëhet pra 100 euro”, ka deklaruar Murati para gazetarëve.

Mirëpo ky vendim ka shkaktuar reagime të opozitës.


Ramush Haradinaj e ka konsideruar jonjerëzorë këtë vendim të Qeverisë pasi sipas tij nuk vazhdohet ndihma siç e kishte bërë qeveria paraprake për këtë kategori sociale.

“S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jonjerëzore!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në janar të këtij viti, ish-qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët për tre muajt pasues.

Pra shumica e pensionistëve nga 90 euro kanë marrë 120 euro, me vendim të Hotit.

Tani e tutje, kjo kategori e  pensionistëve do të marrin vetëm 100 euro nga 120 sa kanë marrë paraprakisht.

Ministri Murati në konferencë ka thënë se disa pensionistë që kanë pensionin 90 euro do të marrin 100 euro, ndërsa ka edhe të tjerë që kanë pensione 75 euro e që edhe ata do të marrin 100 euro.

Mirëpo ministri ka sqaruar se ata që kanë pensione mbi 100 euro nuk do të ketë shtesa për shkak të mundësive buxhetore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori