LAJMI I FUNDIT:

Agnelli i përkushtuar në projektin e Superligës Evropiane, thumbon FIFA-n dhe UEFA-n

Agnelli i përkushtuar në projektin e Superligës Evropiane, thumbon FIFA-n dhe UEFA-n

Andrea Agnelli ka thënë se FIFA dhe UEFA nuk po përballen me krizë ekonomike, duke insistuar se është në krye të Juventusit.

Në një intervistë për Il Corriere dello Sport dhe për La Republblica, para se gjashtë klubet e mëdha të konfirmonin largimin, kreu i Zonjës së Vjetër deklaroi se ai e përkrah këtë projekt që nuk e kërcënon askënd.


“Ne nuk kërcënuam askënd, ne ende duam të marrim pjesë në garat e brendshme. Tradita e futbollit qëndron në kampionatet e vendit. Tifozët janë të rëndësishëm për ne dhe duhet të kenë shansin të vijnë në stadium çdo të Dielë,” ka thënë Agnelli.

Agnelli: Superliga, një pakt gjaku
Lexo po ashtu Agnelli: Superliga, një pakt gjaku

“Bonusi prej 350 milionë euro në vit është i rremë. Ne jemi ende të përfshirë në garat e brendshme dhe do të luajmë në çdo stadium në Itali, Spanjë dhe Angli. Çdo javë, ne do t’u japim tifozëve ndeshjet e ligës dhe lojërat e një gara të re që do të afrojë brezat e rinj që po largohen nga futbolli”.

“Të rinjtë duan të shikojnë ngjarje të rëndësishme. Ata nuk janë aq të lidhur me konkurrencën e brendshme sa gjeneratat e mëparshme, duke përfshirë edhe timen. Një e treta e tifozëve në mbarë botën ndjekin klubet e Superligës, 10 për qind ndjek futbollistë, jo klube dhe më të statistikë shqetësuese është se ata midis 16 dhe 24 vjeç nuk kanë asnjë interes për futbollin”.

Agnelli provokoi hapur klubet e tjera nga Serie A - në mbledhje shpërtheu edhe nervozizmi
Lexo po ashtu Agnelli provokoi hapur klubet e tjera nga Serie A - në mbledhje shpërtheu edhe nervozizmi

“Superliga simulon atë që të rinjtë bëjnë në platformat dixhitale në konkurrencë me Call of Duty, FIFA ose Fortnite”, vazhdoi ai.

Agnelli thuhet se do të jap dorëheqje nga posti i presidentit të Juventusit, pas përplasjes së ashpër me kreun e UEFA-s, Aleksander Ceferin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori