LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kurti dhe Vitia të marrin pjesë në seancën e të hënës dhe të japin përgjigjet e tyre për mos sigurimin e vaksinave

Tahiri: Kurti dhe Vitia të marrin pjesë në seancën e të hënës dhe të japin përgjigjet e tyre për mos sigurimin e vaksinave

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të jetë ditën e hënë, ku pikë e parë e  rendit të ditës do të jetë sigurimi i vaksinave kundër COVID-19.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se gjendja me COVID-19 është e papranueshme, transmeton Telegrafi.

“I bëj thirrje zotëri Kurti dhe ministrit Vitia që të hënën të jenë në seancën e Kuvendit dhe të japin përgjigjet e tyre për mos sigurimin e vaksinave të duhura për qytetarët kundër COVID-19. Nuk po shohim angazhim të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ai në një konferencë për media.


Tahiri ka theksuar se Kurti dhe Vitia duhet të marrin pjesë në seancën e Kuvendit.

“Bëj thirrje të marrin pjesë në këtë debat dhe të japin sqarimet e duhura, Kurti prej kohës që ka pranuar donacionin e vaksinave që kishte siguruar qeveria e kaluar më nuk e kemi parë”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori