LAJMI I FUNDIT:

Me një foto i rrethuar nga tifozët dhe me postim emocional – David Beckham del kundër Superligës Evropiane

Me një foto i rrethuar nga tifozët dhe me postim emocional – David Beckham del kundër Superligës Evropiane
Foto: David Beckham/Facebook

Krijimi i Superligës Evropiane ka ngjallur shumë reagime në mbarë botën dhe shumica janë kundër kësaj ideje.

Me 12 klube si themeluese të garës më të re në futboll, konsiderohet se do të jetë një varfëri edhe më e madhe për klubet e vogla.


Në mesin e kritikëve është edhe David Beckham që ka thënë se futbolli është për të gjithë dhe nuk duhet të vihet në rrezik dashuria e madhe që kanë tifozët, lojtarët dhe skuadrat tjera.

Përçarje mes themelueseve të Superligës Evropiane – dy klube nga Liga Premier kanë humbur durimin
Lexo po ashtu Përçarje mes themelueseve të Superligës Evropiane – dy klube nga Liga Premier kanë humbur durimin

“Unë jam dikush që e do futbollin. Ka qenë jeta ime për aq kohë sa më kujtohet”, ka thënë legjenda e Unitedit.

“E kam dashur që kur isha fëmijë i vogël si tifoz, dhe jam akoma tifoz tani. Si lojtar dhe tani si pronar e di që sporti ynë nuk është asgjë pa tifozët”.

“E papranueshme, si mund të ndodhë kështu”  - Perez i reagon ashpër Ceferinit në fyrjen që i bëri Agnellit
Lexo po ashtu “E papranueshme, si mund të ndodhë kështu”  - Perez i reagon ashpër Ceferinit në fyrjen që i bëri Agnellit

“Ne kemi nevojë që futbolli të jetë për të gjithë. Ne kemi nevojë për futboll që të jetë i drejtë dhe kemi nevojë për gara bazuar në merita. Nëse nuk i mbrojmë këto vlera, loja që duam është në rrezik…”, ka shtuar Beckham.

Në mesin e gjashtë klubeve themeluese nga Liga Premier për Superligën Evropiane është edhe Manchester United, andaj Beckham është kundër ish-klubit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori