LAJMI I FUNDIT:

Përçarje mes themelueseve të Superligës Evropiane – dy klube nga Liga Premier kanë humbur durimin

Përçarje mes themelueseve të Superligës Evropiane – dy klube nga Liga Premier kanë humbur durimin

Duket se Superliga Evropiane do të jetë vetëm një projekt në letër, pasi tashmë kanë filluar përplasjet mes themeluesve të garës.

Nga e diela e javës së kaluar u bë e ditur se 12 klube janë themeluese të kompeticionit të ri në futboll, duke shkaktuar një shok në botën e sportit më të ndjekur në botë.

Perez i qesh në ‘fytyrë’ UEFA-s rreth ndëshkimit të lojtarëve
Lexo po ashtu Perez i qesh në ‘fytyrë’ UEFA-s rreth ndëshkimit të lojtarëve

Gjashtë klube nga Liga Premier, tre nga Serie A dhe tre nga La Liga, konfirmuan se do të merrnin pjesë në Superligën Evropiane.

Mirëpo, sipas asaj që raporton tani Daily Mail, dy klube nga liga angleze kanë filluar të humbin durimin dhe duan të largohen nga grupi themelues.

Si do të duket Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës nëse jetësohet Superliga Evropiane
Lexo po ashtu Si do të duket Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës nëse jetësohet Superliga Evropiane

Presioni i lartë që është duke u bërë ndaj 12 klubeve themeluese, duket se do të jap efektin e parë dhe mund të ndodhë që kjo aleancë të shpërbëhet.

Derisa u kritikuan edhe nga ligat ku luajnë, me gjasë nuk do të jetësohet formimi i Superligës Evropiane, që është një projekt shumë fitimprurës për këto 12 klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori