LAJMI I FUNDIT:

Macron uron Osmanin, njofton se do ta ndihmojë Kosovën me 15 mijë teste antigjene

Macron uron Osmanin, njofton se do ta ndihmojë Kosovën me 15 mijë teste antigjene

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën, duke njoftuar po ashtu që do ta ndihmojë Kosovën me 15 mijë teste antigjene për COVID-19.

Presidenti francez në letrën e urimit ka theksuar se mirëpret angazhimin e Osmanit për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e presidentit Macron.


Më tej, Presidenti francez ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të forcohen tutje.

Macron ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, duke inkurajuar vazhdimin e tij drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme. /Telegrafi/