Kur e përmendim Rio de Janieron, New York-un e Venecian na dalin para syve pamje të mahnitshme që ofrojnë këto qytete. Këto qytete e shumë të tjera kanë pika vrojtuese, prej nga mund të shihen këto vende të bukura sikurse në pëllëmbë të dorës.
Së fundmi, një atraksion i tillë i është shtuar edhe Kosovës, përkatësisht qytetit të bukur e historik të Prizrenit. Në afërsi të fshatrave Jabllanicë e Pouskë, tashmë gjendet pika vrojtuese, e cila është qasshme nga të gjithë ata të cilët duan ta shohin Prizrenin në një tjetër dimension.
Sevil Kazaz thekson se kanë vërejt që kur kalojnë qytetarët dhe vizitorët në këtë pikë, ndalen dhe dalin në foto, ndërsa tha se kur e kanë vërejtur këtë e kanë hulumtuar vendin dhe kanë krijuar projektin.
“Ky vend pasi që është menjëherë në rrugë kemi kriju një hapësirë për parking për vetura. Ky vend ka qenë i pashfrytëzum, kemi bo pastrimin, kemi shtru gurë dhe besojmë që për vizitorët është e mjaftueshme që me pa prej ktuhit pamjen e qytetit të Prizrenit”
“E kemi një tabelë informuese, kemi disa ulëse dhe kemi kriju një ballkon prej xhamave. Dylbitë kanë 6 mijë shikime. Kur përfundon, duhet me ndërru baterinë”
Duke marrë parasysh bukuritë që ofron qyteti i Prizrenit, Kazaz tregon që kjo ka qenë edhe ideja kur është krijuar kjo pikë vrojtuese, që Prizreni të ketë sa më shumë destinacione të reja turistike.
“Agjensionet turistike që ekzistojnë në Prizren sigurisht kur kanë vizitorë, kur kanë me bo një plan, paketë turistike me siguri kanë me vendosë edhe këtë pikën për me ardhë edhe me vizitu vizitorët”
“Pa pagesë ka me qenë. Këtu edhe çiftet që martohen sigurisht kanë me ardhë, kanë me dalë në foto që me pas momente të paharruara”
“Jemi krenar që e kemi realizu këtë projekt sepse zakonisht kur është një pikë turistike, duhet ma shumë me promovu atë vend. Na e kemi edhe një ueb-faqe të turizmit kështu që po mendojmë që këtë pikën sa ma shpejtë duhemi me vendosë aty që edhe vizitorët kur e vizitojnë mujn me pa një destinacion të ri”
Tutje, nën shoqërimin e këtyre pamjeve të mrekullueshme të cilat përmes dylbive, bëheshin edhe më atraktive, Kazaz ka folur edhe për një ndër projektet e reja në lidhje me turizmin.
“Për zhvillimin e turizmit malor kemi një hapësirë që jemi tu kriju si destinacion turistik, kur vijnë zakonisht diaspora, gjatë vikendit mujn me vizitu edhe mujn me kalu një kohë pikniku. Është vendi Nashevc, aty kemi kriju një vend turistik afër Lumit të Drinit”, tha ai. /RTVDukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bëri tejkalim në vijë të plotë, policia dënon me 200 euro shoferin e një autobusi në Ferizaj
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe