LAJMI I FUNDIT:

Zekirija Ramadani i lumtur me fitoren ndaj Arbërisë, pret maksimumin edhe ndaj Dritës

Zekirija Ramadani i lumtur me fitoren ndaj Arbërisë, pret maksimumin edhe ndaj Dritës

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka folur pas ndeshjes ndaj Arbërisë, duke theksuar se është i lumtur me tri pikët e fituara.

Prishtina ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.


Triumfi i kryeqytetasve erdhi falë golave të Gauthier Mankenda dhe Besnik Krasniqi, ndërsa vazhdojnë garën për titullar.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramdani, i cili ka thënë se ndihet i lumtur, teksa pret ndeshje pozitive edhe ndaj Dritës në javën e ardhshme.

Prishtina mposht me lehtësi Arbërinë dhe vazhdon luftën për titullin kampion
Lexo po ashtu Prishtina mposht me lehtësi Arbërinë dhe vazhdon luftën për titullin kampion

“Jam i lumtur me fitoren dhe është mirë që realizuam shpejt. Kjo na mundësoi që të kontrollojmë lojën. Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj edhe sot kjo ndeshje ka qenë e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.

“Po ashtu edhe ndeshja me rivalin direkt dhe në fushën rivale të saj, Dritën, fitorja do të ishte më shumë se një fitore, sepse do të zvogëlohej diferenca”.

“Mendoj se kemi kapacitetin për të përballuar çdo kundërshtar dhe shpresojmë ta përsërisim lojën pozitive njësoj si sot”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori