LAJMI I FUNDIT:

Vitia paralajmëron konferencë për media sonte në ora 20:45, do të flasë për vaksinat

Vitia paralajmëron konferencë për media sonte në ora 20:45, do të flasë për vaksinat

Ministria e Shëndetësisë përmes ka njoftuar se sonte në ora 20:45, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për media.

Ministri Vitia në këtë konferencë do të flasë lidhur me temën për çështjen e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë sonte konferencë për media lidhur me të pavërtetat e plasuara sot në media rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.


Zemaj: Vonesat për nënshkrimin e kontratës për vaksinat anti-Covid, dëshpëruese - shëndeti mbrohet me vaksina, jo me parulla politike
Lexo po ashtu Zemaj: Vonesat për nënshkrimin e kontratës për vaksinat anti-Covid, dëshpëruese - shëndeti mbrohet me vaksina, jo me parulla politike

Gazeta Insajderi gjatë ditës ka publikuar një hulumtim ku thuhet se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

Sipas gazetës e gjithë puna për furnizim me vaksina është kryer. Duhej vetëm që Vitia të nënshkruante kontratën të cilën nuk e ka bërë. Si pasojë e kësaj, furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.

Po ashtu edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar për vonesat lidhur me nënshkrimin e kontratës për vaksinat anti-Covid.

“Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës”, u shpreh Zemaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori