LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Vonesat për nënshkrimin e kontratës për vaksinat anti-Covid, dëshpëruese – shëndeti mbrohet me vaksina, jo me parulla politike

Zemaj: Vonesat për nënshkrimin e kontratës për vaksinat anti-Covid, dëshpëruese – shëndeti mbrohet me vaksina, jo me parulla politike

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar për vonesat lidhur me nënshkrimin e kontratës për vaksinat anti-Covid.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.


Ai ka thënë se një Qeveri e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në kojshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim.

“Kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, parullat politike nuk janë funksionale po nuk pate dije, përkushtim dhe motiv për t’i dalë zot vendit në situata emergjente”.

“Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës”, u shpreh Zemaj.

Tutje, thotë se nuk duhet vonuar me nënshkrimin e kontratës, pasi vonesat shkojnë në dëm të qytetarëve.

“Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj”.

“Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike. E pabesueshme çka mund të ndodhë”, shkroi Zemaj.

Ndërkaq, më herët Gazeta Insajderit ka publikuar një hulumtim ku tregon se si Arben Vitia nuk e nënshkroi kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina.

Sipas gazetës, për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori