LAJMI I FUNDIT:

Po shkonte për të realizuar dokumentarin për “Mollën e Kuqe”, Marin Mema ndalohet për 40 minuta nga serbët në Merdare

Po shkonte për të realizuar dokumentarin për “Mollën e Kuqe”, Marin Mema ndalohet për 40 minuta nga serbët në Merdare

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka realizuar një dokumentar për “Mollën e Kuqe” në Sanxhakun e Nishit.

Mema i cili njihet për dokumentarët e tij që në thelb kanë çështjet e pazgjidhura kombëtare, vazhdimisht ka hasur në pengesa për të lëvizur në Greqi, Serbi apo territore tjera të banuara me shqiptarë.


Edhe kësaj radhe për të realizuar punën e tij profesionale për xhirimin e dokumentarit gazetari me bashkëpunëtorët e tij janë penguar me t’u futur në Serbi.

Në pikën doganore të Merdares, Mema ndalet nga autoritetet doganore serbe, derisa bashkëpunëtori i tij lejohet të kalojë.

Autoritetet serbe të dhënat e gazetarit i referojnë te shërbimet tjera duke mos lejuar gazetarin të kalojë në Serbi për më tepër se 40 minuta.

“Është urdhër nga lartë se nuk mund të largoheni nga objekti. Çfarë keni bërë?”, e pyet polici serb gazetarin Marin Mema.

Pas kontrolleve të imtësishme të gazetarit dhe automjetit ata kalojnë kufirin dhe vijojnë punën e tyre profesionale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori