Kujdesi prindëror: A duhen kundërshtuar fëmijët? Si duhet ta drejtojmë xhelozinë e tyre?
Të rrisësh në mënyrë të shëndetshme, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, një fëmijë është një përgjegjësi e madhe. Çfarë do të thotë? Cila është mënyra më e mirë për ta bërë?
Në intervale të caktuara moshore fëmija manifeston sjellje shpesh të padeshifrueshme, të cilat vënë në vështirësi mjaft prindër. Nuk dinë si të reagojnë. A duhen kundërshtuar fëmijët? Si duhet ta drejtojmë xhelozinë e tyre?
Pediatri T. Berry Brazelton, sugjeron një sërë këshillash mbi mënyrën se si duhet të reagojmë në situata të caktuara, transmeton Telegrafi.
Është e rëndësishme të kuptohet që çdo moshë kërkon mënyrën e vet të disiplinimit e thënë ndryshe, kjo e fundit duhet të jetë në koherencë të plotë me nivelin e tij të zhvillimit.
Forma e zgjedhur e disiplinimit duhet ri përshtatet totalisht personalitetit të fëmijës. Kështu, një fëmijë shumë i ndjeshëm do të traumatizohej nga një formë e fortë ndëshkimi, e cila nga ana tjetër do ri përshtatej shumë mirë një fëmijë me personalitet të fortë. Është e rëndësishme që fëmijët të udhëhiqen nga shembujt.
Mësoji se si të sillet, duke i ofruar një shembull konkret. Mund të tregoheni afektivë pas një “krize” të vogël, por me fraza të rezervuara p.sh: ti e di që të dua shumë, por nuk duhet të sillesh kurrë kështu.
Dhe së fundi, mos harroni kurrë ta komplimentoni pas një situate të përfunduar me sukses, qoftë edhe në sajë të ndihmës suaj.
Si duhen kundërshtuar fëmijët?
Çdo moshë duhet të ketë etikën e vet të kundërshtimit. Etapat e zhvillimit të fëmijës shpesh shoqërohen me sjellje agresive dhe të pakontrolluara. Do të jetë pikërisht reagimi juaj, i cili do të formatojë këtë formë sjelljeje të fëmijës.
Mosha 8-12 muaj
Në këtë moshë fëmija ka tendencën të pickojë, kafshojë apo të shkulë flokët, por jo për të bërë keq.
Bëje të kuptojë me qetësi që nuk je dakord me sjelljen e tij. Ule në vendin e vet dhe përsëriti shpesh që e do fort (duke ruajtur distancën).
Mosha 12-16 muaj
Në këtë moshë fëmija ka tendencën për t’u marrë lodrat fëmijëve të tjerë. Nuk mungojnë sjelljet e dhunshme, sidomos në rastet kur nuk i plotësohet kjo dëshirë (të ketë gjërat e të tjerëve). Në situata të tilla është vendimtare të ruani qetësinë dhe me një gjuhë të kuptueshme t’i shpjegoni arsyet e refuzimit tuaj.
Gjithashtu, është thellësisht e rëndësishme të evitoni skena zemërimi në ambiente publike.
Nuk duhet harruar që në këtë moshë fëmija juaj po ndërton identitetin, proces që ndër të tjera implikon edhe elementin “autostimë”, i cili nëse thyhet mund të gjenerojë tek fëmija një sens të theksuar inferioriteti, pasojat e të cilit do të jenë vendimtare më vonë.
Gjithashtu kjo moshë karakterizohet nga tendenca për të qenë kuriozë për gjithçka i rrethon; në njëfarë mënyre fëmija juaj po “zbulon” botën. Ju takon juve ta udhëhiqni në mënyrë të shëndetshme.
Mosha deri në dy vjeç
Në këtë moshë fëmija juaj ndjehet i pavarur dhe fillon të manifestojë tekat e para (të mëdha). Ndihmoje të mësojë të zotërojë tensionin, zemërimin.
Gjetja më e përshtatshme do të ishte ta largonit fëmijën për një moment nga një situatë e krijuar, ta largoni prej jush në mënyrë që të mos bini në të njëjtën grackë, atë të zemërimit. Të qëndruarit larg (mundësisht në dhomën e tij) do ta ndihmojë t’i shohë gjërat më ftohtë dhe të mos reagojë në bazë të impulseve.
Mosha deri në tre vjeç
Karakteristikë e kësaj moshe është refuzimi i vazhdueshëm; të thotë jo për gjithçka! Kjo periudhë mund të konsiderohet pa frikë një provë edhe për prindin.
Mos tenton i të gjykoni sjelljen e tij dhe as ta kritikoni. Nuk dëshiron të rregullojë dhomën e tij. Durim! Mund ta bëjë më vonë, mjafton të zgjidhni frazën e duhur; “negocioni” me të në mënyrë që ta zbatojë “urdhrin” tuaj në një moment të dytë me dëshirën e vet dhe jo me bezdinë e detyrimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Ivanka Trump sinonim i elegancës në Ditën e Inagurimit, por çfarë sekreti fsheh veshja e saj?
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!