LAJMI I FUNDIT:

Franca bëhet vendi i katërt evropian që regjistron 100,000 vdekje nga COVID-19

Franca bëhet vendi i katërt evropian që regjistron 100,000 vdekje nga COVID-19

Franca pritet të enjten të kalojë një “moment historik të zymtë”, duke shënuar 100,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 297 viktima u regjistruan të mërkurën në vend, duke e çuar totalin në 99,805.

Gjatë javës së kaluar, mesatarisht 293 njerëz humbën jetën çdo ditë nga virusi.


Franca do të bëhet vendi i katërt në Evropë që ka arritur një numër të tmerrshëm pas Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Rusisë.

Ndryshe, SHBA vazhdon të ketë numrin më të lartë të vdekjeve në botë me më shumë se 564,000 jetë të humbura nga pandemia. Pasohet nga Brazili, Meksika dhe India.

Franca zyrtarisht regjistroi vdekjen e parë të Evropës nga COVID-19 më 14 shkurt 2020, kur një turist kinez 80-vjeçar vdiq në spital pas tre javësh në kujdes intensiv.

Dymbëdhjetë ditë më vonë, u njoftua për vdekjen e shtetasit të parë francez, një burrë 60-vjeçar.

Dhe deri në fund të pranverës, dhe përkundër një bllokimi të rreptë të vendosur në mes të marsit, vendi kishte regjistruar gati 30,000 vdekje.

Por vala e dytë u tregua edhe më e dhunshme në Francë dhe u shtua në fillim të këtij viti nga shfaqja e varianteve më të transmetueshme.

Kështu, që nga tetori, më shumë se 65,000 vdekje i janë atribuar virusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Amerika
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria

SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria

Botë
Kalo në kategori