Shkëndija e Tetovës vendos njërën dorë te titulli i katërt kampion në historinë e klubit dhe tashmë është vetëm çështje matematikore për të zyrtarizuar gjithçka.
Kuqezinjtë e thelluan në 13 pikë avantazhin ndaj Shkupit të vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë para fundit dhe do t’u mjaftojnë vetëm 5 pikë për të fituar matematikisht titullin në këtë sezon.
Në sfidën e javës së 27-të ndaj Akademija Pandev skuadra e Ernest Gjokës iu fal një goli të sulmuesit kryesor Besart Ibraimi në minutën e 53-të për të marrë maksimumin në një ndeshje jo të lehtë përballë ekipit nga Strumica që luajti për gati 40 minuta me gjithë shtesat me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Serafimov në minutën e 54-t.
Për Ibraimin ky ishte goli i 19-të sezonal me sulmuesin e Shkëndijës që kryeson listën e golashënuesve në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.
Shkupi ndërkohë pësoi një tjetër humbje shokuese këtë herë nga Belasica e vendit të fundit me rezultatin 0-1.
Për sa i përket dy skuadrave të tjera shqiptare që luajnë në elitë, Struga Trim Lum barazoi 1-1 në shtëpi me Rabotnickin ndërkohë që Renova ndali Vardarin në një barazim 1-1 duke rritur shpresat për mbijetesë dhe duke lënë skuadrën kryeqytetase në zonën e rrezikut për të rënë nga kategoria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare