Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kanë ngritur kallëzim penal për tri drejtori të Komunës së Fushë-Kosovës për keqpërdorim të mjeteve të ndara nga Kuvendi komunal i kësaj komunë të cilët ishin dedikuar për luftimin e pandemisë Covid-19.
Kallëzimi penal u bë për drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe atë të Financave.
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Fushë-Kosovës, Durim Hajra tha se ky kallëzim penal ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve të ndara për menaxhim të pandemisë COVID-19.
“Brenda në stacion na priti komandanti i Stacionit Policor, të cilin fillimisht e njoftuam për kallëzimin dhe në konsultim me prokurorin kujdestar në stacionin policor vetëm u bë njoftimi për kallëzim penal, ndërsa atë do e dorëzojmë në prokurori sot nëse arrijmë në aspektin kohor. Kemi të bëjmë me një kallëzim penal që ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve të ndara për parandalim dhe luftim të COVID-19. Bëhet fjalë për vendimin 122 të datës 2 shtator të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës ku është marr vendim për ndarjen e 600 e 99 mijë e 140 eurosh për parandalim she luftim të COVID-19”,tha ai.
Hajra njoftoi se kallëzim penal është ngritur ndaj drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zhvillimit Ekonomik dhe asaj të Financave.
Asamblisti i LVV-së në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës tha se mjetet e ndara ishte paraparë për blerje e testeve për COVID-19, të cilat nuk janë blerë, blerje të pakove higjienike dhe ushqimore dhe ndihma financiare për bizneset e vogla dhe të mesme.
“Si palë ndaj të cilës është ngritur kallëzimi penal është drejtoria ë Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Financave[…]Bëhet fjalë për 89 mijë e 130 euro për blerje të testeve të COVID-19, teste që nuk janë blerë, bëhet fjalë për pakot higjienike dhe ushqimore që dyshojmë se nuk janë blerë me vlerën reale të tregut, bëhet fjalë edhe për ndihmën për makro-biznese e vogla dhe të mesme nga drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, dhe nga drejtoria e Financave ku është bërë alookimi i mjeteve dhe nuk kanë sjell raporte të detajuara”, tha ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj