LAJMI I FUNDIT:

Djali dhe nëna e tij ishin të tronditur nga ajo që gjetën në sallatë nga dyqani

Djali dhe nëna e tij ishin të tronditur nga ajo që gjetën në sallatë nga dyqani

Një djalë nga Australia gjeti një gjarpër të gjallë në një qese me sallatë që bleu në dyqan.

Nëna e tij Lesley Kuhn postoi një foto të sallatës që djali solli nga supermarketi lokal Aldi në Sidnei.

Nëna e tronditur menjëherë thirri ekspertë e heqjes së gjarprit dhe në mediat sociale paralajmëroi të tjerët që të jenë të kujdesshëm kur blejnë sallatë në dyqane, transmeton Telegrafi.


Rasti ka ngritur shumë polemika në të gjithë vendin dhe është njoftuar një hetim ndaj Aldi Australia.

Dhe shumë përdorues të mediave sociale u tmerruan nga zbulimi i tyre, por disa i kthyen të gjitha në një shaka, duke shkruar se ata tani kanë një justifikim të mirë për të mos ngrënë më sallatë. /Telegrafi/