LAJMI I FUNDIT:

Suedia ka numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 për kokë banori në Evropë

Suedia ka numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 për kokë banori në Evropë

Suedia ka raportuar gjatë javës së kaluar, numrin më të lartë në Evropë të infeksioneve të reja me coronavirus për kokë banori.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi skandinav, i cili u shpreh kundër bllokimeve të rrepta, por që gradualisht ngriti masat e tij kufizuese, kryesisht vullnetare, ka një mesatare shtatë-ditore prej 625 infeksionesh të reja për 1 milion banor.

Krahasuar me vendet e tjera mesatarja në Poloni është 521, në Francë është 491; mesatarja në Holandë është 430, në Itali 237, dhe në Gjermani është 208.


Sipas regjistrit suedez të kujdesit intensiv, 392 njerëz po trajtoheshin të hënën në njësitë e kujdesit intensiv në vend, më shumë se kulmi i valës së dytë nga sa ishte në janar me 389, por akoma më i ulët se 558 pacientë në pranverën e vitit 2020.

Sidoqoftë, derisa u rrit numri i infeksioneve dhe i pacientëve në kujdesin intensiv, numri i viktimave në Suedi deri më tani nuk është rritur kaq ashpër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori