LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç, deri më tani janë vaksinuar mbi 830

Vazhdon vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç, deri më tani janë vaksinuar mbi 830
Vaksinimi i qytetarëve anti COVID-19 /Foto: Ridvan Slivova/

Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë edhe sot është duke vazhduar procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 80 vjeç.

Vetëm sot deri në mesditë janë vaksinuar 88 persona.


Kështu bëri të ditur për media koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Fluksi i vaksinimit të grup moshave mbi 80 vjeç është duke vazhduar edhe sot. Deri në këto qaste që po flasim kemi 88 të vaksinuar, kurse në total numri ka shkuar mbi 830”, tha Bardhi.

Ai shtoi se presin që edhe sot pasdite dhe nesër deri orën 19:30 do të ketë numër të madh të kësaj grup moshe për vaksina, duke shtuar se shpreson që të shkojë mbarë çdo gjë siç ka shkuar deri më tani.

Vaksinimi në Kosovë ka filluar me datën 29 të muajit të kaluar. Një ditë më parë ishte pranuar kontingjenti i parë i vaksinave “AstraZeneca” nga kompania COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /Telegrafi/