LAJMI I FUNDIT:

Koeman pas ndeshjes: Penalltia te Braithwaite shumë e qartë, nuk e di pse ka VAR në Spanjë

Koeman pas ndeshjes: Penalltia te Braithwaite shumë e qartë, nuk e di pse ka VAR në Spanjë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ishte shumë i pakënaqur me gjyqtarin e El Clasicos në fundin e ndeshjes.

Holandezi këmbëngul se kishte penallti kur u rrëzua Martin Braithwaite në zonë, ndërsa e akuzon gjyqtarin Gil Manzano që ishte vendimtar në rezultat.


“A ndikoi gjykimi? Nëse nuk është 2-2 është e qartë. Nuk e di pse ka VAR në Spanjë. Të gjithë e kanë parë ndeshjen”.

“Është më lehtë të mbrohesh kur vendos shumë lojtarë. Ne nuk jemi mbrojtur mirë në disa momente. Pasimi ynë i fundit nuk ishte i mirë. Kishim shumë posedim të topit, por pasimi i fundit nuk ishte i mirë”.

“Për mua penalltia është shumë e qartë. Të gjithë e kanë parë. Mënyra se si bie Martin, duhet të jetë faull. Gjyqtari mund të mos e shohë lojën, ne kemi VAR-in për situata si kjo. Më mirë të mos them më shumë. Ne merituam një vendim të mirë në situatën e penalltisë”, ka thënë Koeman.

Ai tutje shtoi se mbetet optimist për titullin në La Liga, duke shtuar se do të luftojnë.

“Unë jam optimist. Ne kemi treguar se luftojmë. Ne do të reagojmë dhe luftojmë deri në ndeshjen e fundit”, ka thënë holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori