LAJMI I FUNDIT:

Gjilani vazhdon me formë të mirë nën drejtimin e Munishit, mposht Feronikelin

Gjilani vazhdon me formë të mirë nën drejtimin e Munishit, mposht Feronikelin

Gjilani ka mposhtur Feronikelin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 28-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra gjilanase ishte më e mirë se sa mysafirët, duke dominuar takimin.


Gerhard Progni e kaloi në epërsi skuadrën e tij, në minutën e 20-të me një gjuajte të bukur nga goditja e dënimit (1-0).

Razak Keita kishte tri raste të mira në këtë pjesëlojë, njëra prej tyre nga pika e bardhë, por e qoi huq duke gjuajtur mbi portë në minutën e 35-të.

Pjesa e dytë ishte më e varfër me raste, se sa e parë, gjë që bëri që ndeshja të mbyllej 1-0 në të mirë të Gjilanit.

Kjo është fitorja e tretë e Gjilanit në katër ndeshje nën drejtimin e Ismet Munishit, ku ka edhe një barazim.

Gjilani tani ka 43 pikë në vendin e katërt, ndërsa Feronikeli mbetet në pozitën e gjashtë me 34 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Kalo në kategori