Me ftesë të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi për vizitë në Kosovë po qëndron përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.
Presidenti Ademi ka diskutuar me përzgjedhësin për nevojën e koordinimit sa më të mirë në ekip, sipas ueb faqes së FFK-së.
“Ai theksoi se është i vetëdijshëm se ka kohë që ekipi kombëtar nuk ka qenë i kompletuar dhe se në dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues luajtëm me dy kombëtare të forta, por se tanimë duhet gjetur mundësi e hapësira për t’u kthyer forma e rezultateve dhe për t’u zëvendësuar secili lojtar që mungon”.
“Ademi theksoi se për të, për KE-në dhe opinionin në tërësi, ekipi kombëtar është i shenjtë, prandaj duhet që të gjithë ta japin maksimumin për ta kthyer formën dhe rezultatet pozitive, me të cilat ishte krenar i gjithë populli ynë”.
“Tutje, ai, ritheksoi se FFK edhe në të ardhmen do t’ia krijojë të gjitha kushtet e nevojshme ekipit kombëtar, por ka kërkuar që edhe përkushtimi i futbollistëve, trajnerëve dhe i gjithë stafit të jetë maksimal, ngase përfaqësimi i vendit është diçka e shenjtë. Ai u shpreh se është shumë i interesuar që Kombëtarja t’u rikthehet rezultateve pozitive, ngase e di se ka potencial brenda saj”.
“Ata bashkëbiseduan edhe për ndeshjet e ardhshme miqësore në qershor dhe ato të radhës kualifikuese, duke u zotuar se do të bëjnë më të mirën e mundshme, teksa ishin në një zë në faktin se në futboll janë rezultatet ato që vlerësojnë punën e gjithsecilit. Nga ana e tij përzgjedhësi Challandes premtoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe do të mundohet të bëjë më të mirën për Kosovën”.
“Presidenti Ademi po ashtu ka diskutuar edhe me përgjegjësin e Kombëtares nga KE, Bakir Burri, drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin Bajram Shala, me ç’rast kërkoi rregullsi dhe përkushtim nga secili pjesëtar i ekipit Kombëtar”.
“Ai theksoi se të gjithë do ta kenë përkrahjen e tij dhe të KE-së, përfshirë futbollistët, trajnerët dhe stafin, në mënyrë që të rikthehet sa më parë gjendja reale e rezultateve në kombëtaren tonë. Po ashtu, presidenti Ademi nënvizoi se do të mundohen të aranzhojnë sa më shumë ndeshje kontrolluese, të cilat do të ndihmonin që t’u jepet hapësirë sa më shumë futbollistëve për ta dëshmuar potencialin e tyre”, thuhet një komunikatën e lëshuar nga FFK.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transferimi i parë që Arne Slot e dëshiron te Liverpooli – ka shënuar 19 gola në 41 ndeshje
“90+” vdekjeprurëse për Dritën – si mund t’u kushtojë gjilanasve koha shtesë me humbjen e titullit
Liverpool siguron vendin në Ligën e Kampionëve falë fitores së Arsenalit
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur