LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i tepruar i peshkut mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara në shëndet

Konsumimi i tepruar i peshkut mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara në shëndet
(Foto: Insider)

Nuk ka shumë ushqime që ofrojnë përfitime më të mëdha shëndetësore sesa peshqit. Nga zvogëlimi i rrezikut të sëmundjeve të zemrës deri te shëndeti i trurit – ngrënia e peshkut është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj të përgjithshëm

Megjithatë, derisa shijimi i një file salmon të pjekur në skarë ose një lloj tjetër peshku të pjekur në tigan, është një mënyrë jetese e shijshme dhe e shëndetshme – ekziston një efekt anësor i marrjes së sasive të mëdha të peshkut që nuk mund të injorohen, dhe kjo është sasia e merkurit që gjendet në peshk.

Merkuri grumbullohet në peshk dhe së pari absorbohet nga fitoplanktonet ose algat, të cilat më pas konsumohen nga kafshë të vogla detare, peshq më të vegjël dhe përfundimisht nga peshq të mëdhenj. Kështu që me kalimin e kohës, të gjitha kafshët në det mund të përmbajnë sasi të caktuar metil merkuri, megjithëse specie të caktuara përmbajnë më shumë se të tjerat – shkruan Eat This, përcjell Telegrafi.


(Foto: iStock)

Ashtu si peshqit që grumbullojnë merkur përmes ushqimit të tyre, njerëzit mund ta ruajnë atë në organizëm nëse konsumojnë shpesh peshk që përmban merkur.

Pse paraqet kjo problem?

(Foto: Academy of Nutrition and Dietetics)

Metil merkuri është një metal toksik. Edhe pse ekspozimi i ulët nuk paraqet rrezik të madh për shëndetin, ekspozimi i tepërt mund të rezultojë në helmim me merkur, me efekte të tilla, si dëmtimi i dëgjimit, shikimit dhe koordinimit. Disa njerëz gjithashtu mund të përjetojnë dobësi të muskujve.

Merkuri është një metal që potencialisht mund të dëmtojë sistemin nervor qendror të njeriut (gjegjësisht trurin) dhe palcën kurrizore.

Kur sistemi nervor qendror dëmtohet, mund të ndodhin një larmi ndodhish, duke përfshirë gjëra që janë të lehta, të tilla si dhimbje koke për shkak të humbjes së kujtesës ose dobësim të muskujve. Pra, nëse hani shumë peshk, ju potencialisht po merrni shumë merkur dhe pa e ditur mund ta dëmtoni veten. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori