LAJMI I FUNDIT:

Mbappe ka ndërprerë bisedimet me PSG-në, kërkon largimin në verë

Mbappe ka ndërprerë bisedimet me PSG-në, kërkon largimin në verë

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka folur në lidhje me rinovimin e Kylian Mbappe dhe Neymar, pas përfundimit të ndeshjes me Bayern Munich, ku fituan 3-2.

“Shumë shpejt do të kemi lajme që do të na bëjnë të lumtur të gjithëve”, kishte deklaruar Leonardo, por duket se lajmet që vijnë nga mediat spanjolle nuk duket se janë kaq të gëzueshme për kampin parisien.

Sipas mediumit spanjoll AS, Mbappe ka refuzuar të gjitha ofertat e klubit për rinovim dhe i ka njoftuar drejtuesit se nuk ka ndërmend të qëndrojë te PSG, pasi dëshiron të largohet gjatë verës.


Deri tani palët kanë negociuar vazhdimisht për rinovimin e kontratës, por Mbappe dhe menaxherët e tij kanë vendosur ndërprerjen e bisedimeve.

Drejtuesit e PSG-së duhet të marrin në konsideratë shitjen e tij gjatë kësaj vere për të mos e humbur falas një vit më vonë.

Real Madridit është klubi që ka shprehur vazhdimisht interes për shërbimet e sulmuesit francez.

Florentino Perez e sheh Mbappen si pasuesin ideal të Cristiano Ronaldos dhe ëndërron të formojë një dyshe ëndrrash me të dhe Erlign Haaland, që mbetet një tjetër objektiv i “Los Blancos”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori