LAJMI I FUNDIT:

Zyba i përgjigjet Haradinajt: E kuptoj dëshpërimin tënd shkaku i rezultatit të zgjedhjeve, janë shpifje të ulëta akuzat ndaj meje

Zyba i përgjigjet Haradinajt: E kuptoj dëshpërimin tënd shkaku i rezultatit të zgjedhjeve, janë shpifje të ulëta akuzat ndaj meje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i është përgjigjur akuzave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili e quajti Zybën sekser klasik për trafikim të votave.

Në një prononcim për Telegrafin, deputeti Zyba ka thënë se të gjitha këto janë të pavërteta dhe shpifje të nivelit të ulët.


“Janë të pavërteta, janë shpifje të nivelit më të ulët nuk konsideroj që z.Haradinaj do të duhej të merrej me dezinformata. Haradinaj merret me spekulime me të pavërteta e kuptoj se mund të jetë i dëshpëruar shkaku i rezultatit të zgjedhjeve”, tha Zyba.

Haradinaj akuzon sërish Salih Zybën: Është sekseri i VV-së për trafikimin e votave
Lexo po ashtu Haradinaj akuzon sërish Salih Zybën: Është sekseri i VV-së për trafikimin e votave

I pyetur se a është takuar me ndonjërën nga deputetet e AAK-së, për të biseduar rreth procesit të votimit për presidenten Vjosa Osmani, Zyba u shpreh se me deputetet ka raport kolegial.

“Unë vi nga Theranada, dhe dy nga deputet e AAK-së vijnë nga Theranda. Në të kaluarën kam pasur kontakt me to kolegialisht, por jo me spekulimin që e përdor z.Haradinaj në formën e blerjes, shantazhit, seksizmit apo çfarëdo shprehej që përdor ai që nuk do të duhej të ekzistonte në fjalor. Pavarësisht që janë të pavërteta ndihem keq për mënyrën kush i thotë ato”, u shpreh ai.

Ndryshe, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në konferencë për media akuzoi deputetin Salih Zyba se u ka shkuar në shtëpi deputetëve për të kërkuar votë për Vjosa Osmanin.

“Salih Zyba është sekser klasik i cili ka marr përsipër në emër të partisë së vet trafikimin e votave. Kjo është e vërtetë dhe për këtë njerëzit janë gjallë, gjithë janë aty….nëse insiston e ballafaqojmë edhe me deputetët edhe me ata që u ka shku në shpi…”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori