LAJMI I FUNDIT:

Edhe një shqiptar drejt Ligës Premier, Adrion Pajaziti nënshkruan kontratë profesionale me Fulhamin

Edhe një shqiptar drejt Ligës Premier, Adrion Pajaziti nënshkruan kontratë profesionale me Fulhamin

Fulhami që militon në Ligën Premier, ka prezantuar mesfushorin shqiptar, Adrion Pajaziti, i cili nga skuadra U-18 ka nënshkruar kontratë profesionale dhe do të luajë për Fulhamin U-23. 

Pajaziti është nga Kosova, ndërsa në Angli familja e tij ka shkuar gjatë luftës.

Ai ka folur për stilin e tij të lojës dhe ku e sheh vetën në të ardhmen.


“Si lojtar, më pëlqen të futem në top dhe nuk kam frikë ta marr topin në asnjë pozicion. Pasimi im është një nga pjesët më të forta të mia, por më pëlqen edhe të krijoj shanse për ekipin, kështu që asistimet dhe krijimi i rasteve është një fushë tjetër e imja e fortë”, ka thënë Pajaziti për ueb faqen e klubit..

Ai thotë se kontrata e parë profesionale ka mundur të nënshkruhet më herët, por COVID-19 i ka ngadalësuar gjërat, por sërish ndjehet i lumtur.

“Unë për herë të parë kam dëgjuar më herët, COVID -19 padyshim që e ka vonuar pak procesin. Isha vërtet i lumtur sepse tregon që gjithë puna ime dhe sakrifica e familjes sime ia kanë vlejtur deri më tani dhe unë jam duke përparuar”.

“Ky ishte vetëm hapi i parë i vërtetë dhe duhet të sigurohem që të vazhdoj për më shumë”.

“Të jem i sinqertë, mendoj se hapi im i ardhshëm është të shkoj drejt Ekipit të Parë. Tani jam te U23 dhe kam luajtur mirë në këtë nivel, kështu që dua të ngjitem sa më shpejt të jetë e mundur”, përfudoi talenti shqiptar.

Drejtori i akademisë së Fulham, Huw Jennings e sheh si talent të madh dhe pret shumë nga Adroni i cili ka të drejtë të luajë për Kosovën, Shqipërinë dhe Anglinë.

“Adrioni ka aftësi të shkëlqyera krijuese dhe po zhvillohet si një mesfushor i gjithanshëm”.

“Prindërit e tij erdhën në Mbretërinë e Bashkuar pas luftës në Ballkan dhe Adrioni ka të drejtë të luajë për Kosovën, Shqipërinë dhe Anglinë”, deklaroi ai për ueb faqen e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Kam pasur një bisedë të pakëndshme me Guardiolan" - Walker flet për momentin e ndarjes nga Man City

Premier League
Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Serie A
Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Bundesliga
Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

La Liga
Serbëve iu pengon flamuri i Kosovës që ishte prezent në ndeshjen Barcelona-Valencia

Serbëve iu pengon flamuri i Kosovës që ishte prezent në ndeshjen Barcelona-Valencia

Ndërkombëtare
Kalo në kategori