Një vit pandemi COVID-19, Kelmendi: Shteti ka dështuar t’i ndihmojë prodhuesit
Shefi ekzekutiv i kompanisë EuroKosova, Gojart Kelmendi në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin e ekonomisë Albert Spahiu ka thënë se, institucionet kanë dështuar t’i ndihmojnë prodhuesit.
Duke folur për një vit pandemi COVID-19, Kelmendi shprehet se, gjatë kësaj periudhe, prodhuesit janë ballafaquar me sfida të mëdha.
“Viti pandemik ka qenë shumë sfidues për ne prodhuesve, pasi që jemi ballafaquar në prodhim për sigurimin e lëndës së parë, ashtu dhe problemet e tjera që kanë qenë me çmimet e larta të sigurimit të lëndës së parë, probleme me pagesa si dhe shumë çështje të tjera, sidomos çështja e sigurimit të punëtorëve dhe objektit nga COVID-19. Ka qenë një sfidë shumë e madhe, pasi që jemi ballafaquar dhe me shumë frikë nga ana e punëtorëve të cilët në fillim kanë hezituar të ballafaqohen për shkak të panikës që kanë pasur në atë kohë”, shprehet Kelmendi.
Ai thotë se, njëra nga sfidat kryesore ka qenë, sigurimi i punëtorëve dhe objektit nga mospërhapja e pandemisë.
“Ne si prodhues kemi qenë të lejuar të punojmë edhe në fillim të pandemisë kur të gjithë veprimtaritë tjera kanë qenë të mbyllura. Kemi pasur fatin që kemi mundur të punojmë dhe një prej sfidave më të mëdha ka qenë sigurimi i punëtorëve, mosshpërndarja e pandemisë dhe shumë sfida të tjera. Prej 20 vjet të të bërit biznes, ky vit ka qenë më sfiduesi deri më tani”, thotë ai.
Kelmendi tregon se gjatë pandemisë ka pasur vështirësi në sigurimin e lëndës së parë.
“Me prodhimin që merremi ne, pra me letër higjienike, gjatë pandemisë është shtuar kërkesa për produktet tona, kështu që në berzhën botërore ka qenë shumë e vështirë që të sigurohet lënda e parë. Me vështirësi të madhe është siguruar lënda e parë. I kemi furnizuar të gjithë klientët që kanë qenë te ne, ku e vetmja sfidë ka qenë çmimi, i cili është dashur të paguhet më shtrenjtë se normal që është paguar më herët”, tregon Kelmendi.
Ai shprehet se, ndihma e shtetit për bizneset ka qenë jo e mjaftueshme, duke shtuar se nëse institucionet nuk i ndihmojnë ata, atëherë zinxhiri i prodhimit do të kollapson.
“Ndihma e shtetit ka qenë në rroga, jo e mjaftueshme dhe shpresoj në të ardhmen do të na dalin përsëri në ndihmë. Ende nuk jemi në një situatë normale, qarkullimi nuk është siç ka qenë në vitin 2019 dhe ende jemi duke u marr me këtë sfidë të qarkullimit. Shpresoj që në të ardhmen shteti të na ndihmojë. Bizneset dhe prodhuesit që 20 vite kanë kontribuar në buxhetin e Kosovës, por kjo nuk na është kthyer nga shteti, siç është dashur të na kthehet. Një herë kemi pasur nevojë për shtetin për këtë vit pandemik dhe lirisht mund të themi se shteti ka dështuar të na ndihmoj neve. Në qoftë se shteti nuk na ndihmon neve si prodhues ose bizneseve të HORECA-së, atëherë ky zinxhir do të kollapson i gjithi, pasi që nuk do të kemi se ku t’i shesim produktet tona”, tërheq vërejtjen ai.
Në këtë intervistë, Kelmendi thotë se ka pritje të mëdha nga qeveria e re dhe se pret të ketë një pako të re financiare për t’i dal në ndihmë bizneseve.
“Kemi pritje të mëdha për qeverinë e re, shpresoj që të kemi pakon e re ekonomike, ndihmë për bizneset, sidomos për ato që janë prekur. Ka biznese që nuk kanë arritur as 30 për qind të qarkullimit që e kanë pasur më herët, kështu që në bazë të humbjeve dhe në bazë të qarkullimit që kemi pasur, të gjendet një mesatare dhe të bëhet një kompensim për bizneset e Kosovës, përndryshe ditë të vështira janë duke ardhur për biznesin dhe për ekonominë në veçanti”, përfundon Kelmendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje