LAJMI I FUNDIT:

Philadelphia 76ers merr fitoren e radhës dhe ngjitet në vendin e parë në Lindje

Philadelphia 76ers merr fitoren e radhës dhe ngjitet në vendin e parë në Lindje

Philadelphia 76ers ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadra e udhëhequr nga Doc Rivers ka triumfuar përballë Minnesotta Timberwolves me nëntë pikë epërsi, 122:113.


Ishte një ndeshje shumë e barazpeshuar dhe me fund dramatik, por në çastet vendimtare vendasit treguan koncentrim më të mirë dhe fituan takimin.

Tobias Harris ka qenë fantastik në këtë sfidë me 32 pikë, pesë kërcime e katër asistime, i ndihmuar nga qendra Joel Embiid që shtoi 24 pikë të tjera dhe pati tetë kërcime.

Karl Anthony Towns ishte i mrekullueshëm këtë sfidë për mysafirët, ku e mbylli takimin me 39 pikë e 14 kërcime, por që nuk i mjaftuan për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Me këtë triumf, 76ers ngjitet në vendin e parë në Konferencën e Lindjes me 34 fitore e 15 disfata, derisa Timberwolves mbeten të fundit në Konferencën e Perëndimit me 12 fitore e 38 humbje. /Telegrafi/

Rezultatet:

Washington Wizards – Dallas Mavericks 87:109

Detroit Pistons – New York Knicks 81:125

Miami Heat – Cleveland Cavaliers 115:101

Philadelphia 76ers – Minnesota Timberwolves 122:113

San Antonio Spurs – Indiana Pacers 133:139

Utah Jazz – Orlando Magic 137:91

Portland Trail Blazers – Oklahoma City Thunder 133:85

Sacramento Kings – Milwaukee Bucks 128:129

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori