Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga qeveria e re, e udhëhequr nga Albin Kurti, që të rishikoj Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike, në mënyrë që të ndryshohet mënyra e destinimit të mjeteve.
Fondi buron nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19, që është miratuar më 4 dhjetor 2020 në Kuvendin e Kosovës, dhe që arrin shifrën 222 milionë euro. Ky Ligj është paraparë që të sjell favore për bizneset dhe të lehtësoj gjendjen financiare pas humbjeve të shkaktuara nga sëmundja COVID-19.
Zbatimi i tij ka filluar në muajin janar dhe deri më tani, nga qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, janë shpërndarë rreth 100 milionë euro.
Nga kjo vlerë rreth 30 milionë euro janë shpenzuar për sektorin privat, kurse pjesa tjetër për sistemin e shëndetësisë, skema sociale, arsim dhe kulturë.
Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, thotë se qeveria e re, me urgjencë duhet që të rishikoj këtë fond, pasi vlera më e madhe e mjeteve është paraparë për sektorin publik dhe jo për sektorin privat, sektor ky që ka pësuar nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19.
Ai shpreh pakënaqësi me reagimin e qeverive të kaluara, karshi humbjes së bizneseve nga pandemia.
“Shpërndarja e planifikuar e fondit është jo adekuate, një vlerë e vogël e mjeteve është dedikuar për biznese, kurse pjesa tjetër do të shkoj për institucione shtetërore. Kështu që kërkojmë rishikimin e programit, të rishikohet përkrahja më e madhe e prodhimit vendor, stimulimi i eksportit, përkrahja për punësim dhe krijimi i një oferte që të ndahet një buxhet për kompanitë të cilat arrijnë të punësojnë deri në pesë persona. Pra, të ndihmohen bizneset që janë afektuar nga vendimit e qeverisë, siç kanë qenë masat kufizuese të lëvizjes dhe ndërprerja e aktiviteteve ekonomike”, tha Krasniqi.
Për shkak të pandemisë, humbjet e bizneseve në Kosovë nga muaji mars deri në tetor të vitit 2020, ishin mbi 1.2 miliard euro.
MFPT: Jemi duke analizuar situatën
Zyrtarë të Ministrisë se Financave, Punës dhe Transfereve nuk kanë dhënë ndonjë përgjigjeje konkrete a do rishikojnë programin, por kanë thënë, se janë duke analizuar situatën në lidhje me dëmin ekonomik që ka shkaktuar sëmundja COVID-19 dhe ndërhyrjet e mundshme që MFPT mund të ndërmarrë për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonomi.
Por, Berat Rukiqi, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, e quan shqetësuese faktin se bizneset kanë fituar shumë pak nga mjetet e qeverisë. Sa më shumë vonohet shpërndarja e mjeteve, ai thotë se më të vogël do ta kenë efektin në ekonomi.
Rukiqi, madje dyshon në ekzistimin e mjeteve për këtë çështje në buxhet.
“Këtu kemi një problem tjetër, e gjithë shuma që është miratuar në Ligjin për Rimëkëmbje, që është mbi 200 milionë euro ndihmë direkt për bizneset, ajo vlerë as nuk është buxhetuar dhe as nuk është shpërndarë”, tha Rukiqi.
GAP: Çdo masë të ketë kriter kryesor dëmin e pësuar nga pandemia
Se bizneset kanë përfituar në mënyrë proporcionale dhe jo sipas ndikimit të pandemisë COVID-19 në aktivitetin e tyre, thuhet edhe në një raport të publikuar ditë më parë nga Instituti GAP.
Shumë nga institucionet, thuhet në raport, nuk kanë publikuar të dhëna lidhur me mjetet e ndara për përfituesit në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.
Instituti kërkon që të bëhet një auditim i mjeteve të shpenzuara në kuadër të pakove fiskale dhe masave nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike prej Zyrës Kombëtare të Auditimit, për të vlerësuar shpërndarjen e mjeteve, kriteret e vendosura për përzgjedhjen e përfituesve dhe arsyeshmërinë e dhënë për këtë përzgjedhje.
Njëherësh, thuhet se secila masë e re që synon të ndihmojë bizneset dhe qytetarët e prekur nga pandemia, përveç rasteve sociale, grupeve të diskriminuara dhe sektorëve apo grupeve me interes për shoqërinë (studentët e IT-së, sektorin e turizmit, etj.) të ketë si kriter kryesor dëmin e pësuar nga pandemia.
Paralajmërohet mbyllje e lokaleve të gastronomisë
Kosova mund të mbyllë për disa ditë punën e lokaleve të gastronomisë për shkak të përpjekjeve për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19.
Arian Vrainca nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se në takimin e së shtunës me ministrinë e shëndetësisë, Arben Vitia është diskutuar për mbyllje të lokaleve të gastronomisë nga data 06 deri më 18 prill.
Ai tha se nuk janë pajtuar me këtë mbyllje, pasi që kanë dëme të mëdha te bizneset, por do ta shqyrtojnë këtë propozim edhe të hënën në Këshillin e Shoqatës së Gastronomëve.
“Nuk jemi pajtuar, mirëpo kishte zotim nga ministri i Financave, Hekuran Murati i cili theksoj për mbështetje financiare të shpenzimeve fikse (gjysmë-qiratë dhe gjysmë-rrogat e punëtorëve), andaj duhet të shqyrtojmë edhe propozimin për të cilin do të mblidhet këshilli i shoqatës të hënën”, tha Vrainca.
Gjatë periudhës së fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19
Edhe, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se do të ketë masa kufizuese edhe përkundër kundërshtimit të bizneseve që ato të mbyllen. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje