LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: I padrejtë dhe i padobishëm veprimi i Albena Reshitaj për të marrë pjesë në seancë

Haradinaj: I padrejtë dhe i padobishëm veprimi i Albena Reshitaj për të marrë pjesë në seancë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e konsideron të padobishëm dhe të padrejtë veprimin e deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Haradinaj theksoi se nuk është kërkuar vota si subjekt politik për zgjedhjen e Presidentit, ndërkaq tha se është informuar nga vet Reshitaj se do të marrë pjesë në këtë seancë.

“Nuk na është kërku vota si subjekt politik. Jam informu se ajo po don me marr pjesë në seancë, unë i kam shpreh qëndrimin se jam kundër. Ka qenë veprim individual i saj. Këtë pjesë nuk e kam qartë nuk e kam diskutu. E konsideroj të padrejtë dhe të padobishëm veprimin individual të zonjës Reshitaj. Është vendim jashta atyre që kemi biseduar në kryesi”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.


Ndryshe, Reshitaj është e vetmja që përkundër deklaratës së kreut të partisë, Ramush Haradinaj ka vendosur të shkojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Reshitaj është parë ndër të fundit deputete që ka arritur në Kuvend sot. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori