LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Shantazhi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për jetën e qytetarëve

Haxhiu: Shantazhi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për jetën e qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u shpreh se “qytetarët kanë pritur angazhim të Qeverisë Kurti 2 në menaxhim të pandemisë, sigurim të vaksinave dhe barna për pacientët, mbështetje për bizneset dhe ekonominë”.

“Kjo metodë, ky qëllim, kur kemi 700-900 raste pozitive në ditë dhe nga 10-17 raste të vdekjeve nga COVID-19, shpërfaqë egon diktatoriale të Albin Kurtit, i cili është i gatshëm të rrezikoj shëndetin dhe jetën e qytetarëve për pushtet absolut majtist dhe diktatorial. Procedura parlamentare nuk njeh nocionin “pezullim”, por njeh miratimin apo tërheqjen e ligjit”, shkruan Haxhiu.


Ndryshe, ushtruesja e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se seanca për votimin e presidentit do të mbahet nga ora 18:00 të shtunën.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18:00. Ne si grup parlamentar kemi shpreh gatishmërinë që të marrim të gjitha hapat e duhur për mbarëvajtje të suksesshme të një séance për zgjedhjen e presidentes”, deklaroi ajo.

Kandidatë të Qeverisë Kurti për ta marrë këtë pozitë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë nëse nuk tërhiqet propozimi për ta ndryshuar ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori