LAJMI I FUNDIT:

Dushi – Kurtit: Mund t’i marrësh edhe 500 mijë vota, por je i paguximshëm dhe i paaftë për të qeverisur

Dushi – Kurtit: Mund t’i marrësh edhe 500 mijë vota, por je i paguximshëm dhe i paaftë për të qeverisur

Zyrtari i LDK-së dhe ish zëvendësministri për Drejtësi, Florian Dushi, ka reaguar pas paralajmërimit të sotëm të Kryeministrit të Kosovës, njëherësh liderit të LVV-së, Albin Kurti, i cili ka thënë se opozita e ka në dorë nëse do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente ose ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Dushi, përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Kurtit se mund t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhje, por prapë mbetet i paguximshëm dhe i paaftë për të qeverisur.

Postimi i plotë i Dushit:


“Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota në zgjedhje, por ti prap mbetesh i njëjtë, i paguximshëm me marrë përgjegjësi dhe i paaftë me qeverisë.

Ti prap improvizon diçka sa për t’u viktimizuar, gjen dhe shpall një fajtor, dhe vrap dezerton nga ajo çfarë të dhanë votuesit, besimin për të qeverisur ashtu siç iu premtove!”(sic.), ka shkruar Dushi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, ka thënë se partia e tij nuk dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje të reja, por synon “zgjedhjen e presidentes së Kosovës”.

“Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Kurti në një postim në rrjetin social Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori