Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar një raport lidhur me fenomenin e legjislacionit të porositur, ku institucione të larta të Kosovës kanë përgatitur legjislacion për interesa të oligarkëve duke anashkaluar interesin publik.
Është përmendur po ashtu se ekziston një tendencë e hapur që në institucionet shëndetësore publike të referojnë qytetarët për të marr shërbime në institucione private, ku duhet të bëhen pagesa.
Arben Kelmendi nga KDI ka thënë se legjislacioni i porositur është fenomen që po studiohet në mbarë botën.
“Legjislacioni i porositur është një fenomen që po studiohet nga studiues nga mbarë botën. Ai nënkupton ndikimin që ushtrojnë individët e grupeve të interesit mbi ligjbërësit gjatë procesit të ligj bërjes në mënyrë që këto ligje të reflektojnë në interesat e tyre apo të grupit të interesit e jo ato të qytetarëve”, tha Kelmendi.
Sipas raportit të KDI-së së vitit 2018, disa sfera të jetës publike në Kosovë janë në rrezik më të lartë ndaj kapjes së shtetit, si për shembull sistemi publik shëndetësor.
Ky raport ka gjetur se ekziston një tendencë e përhapur në sistemin shëndetësor për të referuar qytetarët tek operatorët privat ku ata janë të detyruar të paguajnë për shërbime dhe produkte më të shtrenjta.
“Gjatë këtij hulumtimi KDI ka realizuar disa ligje dhe udhëzime administrative si raste të dyshimta të legjislacionit të porositur, si Ligji për Noterinë, projektligji për financimin e subjekteve politike, udhëzimi administrativ për homologimin e automjeteve, udhëzimi administrativ për trajtim mjekësor jashtë vendit, e një sërë ligjesh administrative”, u shpreh Kelmendi.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur edhe për Ligjin për Noter, për të cilën tha se procesi i noterisë ka qenë procesi më i komprometuar.
“Procesi i noterisë ka qenë procesi më i komprometuar në Republikën e Kosovës, ku partitë në pushtet, bashkë me ministrin atë kohë të drejtësisë, kishin arritur që në mesin e kandidatëve që kishin kaluar provimin e noterisë të jenë persona të partive politike, fëmijë të personave me ndikim, gjegjësisht me ndikim në kuptimin e kapjes që ata i bëjnë institucioneve të drejtësisë dhe të gjitha institucioneve të tjera”, thekson Haxhiu.
Ndërkaq, Agron Demi nga GAP ka folur për procesin e homologimit të automjeteve dhe monopolin në këtë proces.
“Ne në vazhdimësi e kemi kritikuar praktikën e monopolit në homologim të automjeteve e cila është vendosur nga vitit 2009, me një kontratë të nënshkruar vetëm me një kompani private ku që nga atëherë ka vazhduar ky monopol dhe në vitin 2019 Ministria e Infrastrukturës e ka nxjerr një udhëzim administrativ ku e garanton monopolin edhe pas përfundimit të kontratës 10-vjeçare. Ne e kemi kundërshtuar atëherë, kemi kërkuar opinion të Autoritetit të Konkurrencës, të cilët e kanë mbështetur opinionin tonë se Udhëzimi Administrativ është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Automjete, të njëjtën vërejtje e ka dërguar edhe zyra e BE-se, prapë tash jemi në nëntor të vitit 2020 dhe prapë UA është në fuqi, përkundër kundërshtimit me Kushtetutën”, tha Demi.
Linkun e videos me titra serbisht mund ta gjeni KËTU.
Ky raport është mundësuar përmes përkrahjes financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e KDI-së dhe nuk reflekton medoemos qëndrimet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të muajit, dy investime të reja dhe 500 vende të reja pune
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë - arrestohen 10 persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët