LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: I frikësohem situatave kur Vjosa Osmani duhet të marrë vendim të shpejtë në emër të Kosovës

Haradinaj: I frikësohem situatave kur Vjosa Osmani duhet të marrë vendim të shpejtë në emër të Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Ai theksoi se AAK-ja ka arsye të mjaftueshme të mos ia jap votën Vjosa Osmanit për këtë post.

Haradinaj në T7 ka thënë se i frikësohet situatave kur Osmani duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës.


“Përvoja ime në politikë dhe në shumë procese m’i ka dhënë disa alarme. Unë nuk kam pasë rast me e pa zonjën Osmani në situata të vështira. I frikësohem situatave kur zonja Osmani, siç ishte rasti me 4 shtator, kur duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës. Unë personalisht i kam vuajt pasojat e disa vendimeve të shpejta më herët si rasti i Demarkacionit e Zajednicës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij kjo është një arsye e mjaftueshme që partia e tij të mos e ndihmojë zgjedhjen e Osmanit presidente.

“Për mua është e mjaftushme të mos ndihmojë në situata të tilla, që AAK-ja të mos ndihmojë në zgjedhjen e presidentit nëse nuk e kemi vërtetu ose verifiku në situata të caktuara të marrjes së vendimeve”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori