LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimet me “call center”, arrestohen tetë persona – konfiskohen vetura, para dhe kompjuterë

Mashtrimet me “call center”, arrestohen tetë persona – konfiskohen vetura, para dhe kompjuterë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani, kanë përmbyllur me sukses operacionin që ka të bëjë me grupe kriminale të përfshira në veprën penale të Mashtrimit si formë e Krimit të Organizuar.

Prokuroria Speciale njofton se personat e dyshuar në këtë rast kanë joshur dhe mashtruar qytetarët e ndryshëm nga Gjermania përmes platformave online “call center” duke iu ofruar për të investuar në aksione të ndryshme, si dhe në kriptovaluta që në këtë rast kanë qenë platforma fiktive dhe të dyshimtit kanë përvetësuar shuma të mëdha të hollash, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, në operacionin e sotëm janë kontrolluar 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, deri më tani janë arrestuar tetë  persona të dyshimtë, si dhe janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i personave të dyshuar.

Gjatë kontrollit të lokacioneve në këtë operacion deri më tani janë gjetur dhe sekuestruar: 6 vetura, 149.300 euro kesh, dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, Serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprës penale.

“Tetë personat e dyshuar të cilët janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dërgohen në mbajtje ku më pas pritet të dalin para gjyqtarit. Këtij operacioni i ka paraprirë një hetim i përbashkët në mes të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe partnerëve tanë nga Prokuroria e Përgjithshme në Bamberg – Gjermani”, thuhet në njoftimin e bërë nga Prokuroria Speciale.

Në cilësi të provave materiale është sekuestruar dokumentacion i nevojshëm që do të përdoren në procedurat e mëtutjeshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori