LAJMI I FUNDIT:

Goldman Sachs do të fillojë të ofrojë Bitcoin për klientët e saj

Goldman Sachs do të fillojë të ofrojë Bitcoin për klientët e saj

Banka Goldman Sachs njofton se do të ofrojë Bitcoinin si mjet pagese për klientët e saj.

Ky njoftim vjen pas kompanisë Visa dhe PayPal ku kanë filluar t’i pranojnë pagesat me këto kriptovaluta.

“Ne jemi duke punuar ngushtë me të gjitha ekipet në kompani për të eksploruar mënyra që të ofrojmë qasje për klientët në pasuritë dixhitale. Kjo është diçka që ne presim të ofrojmë në një periudhë afatshkurtër”, tha shefja e Deparatmentit për Pasuritë Dixhitale në Goldman Sachs, Mary Rich, përcjell Telegrafi.


Pas Visa dhe PayPal, disa nga firmat kryesore, duke përfshirë BNY Mellon, BlackRock dhe MasterCard kanë pranuar kriptovalutat si mjet pagese.

PayPal fillon shërbimin për bërjen e pagesave me kriptovaluta
Lexo po ashtu PayPal fillon shërbimin për bërjen e pagesave me kriptovaluta

Ditë më parë, shefi ekzekutiv i Space X, Elon Musk kishte njoftuar se veturat e Tesla mund të blihen me Bitcoin.

“Tashmë ju mund të blini makinën Tesla me Bitcoin”, kishte shkruar Musk në Twitter.

Javë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.

Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.9 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën rreth 60 për qind të tregut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori