Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se qasja e Lumir Abdixhikut karshi Vjosa Osmanit dhe pretendimit të saj për presidente është e ngjashme me atë të Isa Mustafës karshi Hashim Thaçit kur e donte postin e presidentit.
“Është vendim i Lumir Abdixhikut para së gjithash, sepse ka vendosur kryesia që ai e ka zgjedhur. Nuk është krejt vendim i kryesisë, është vendim i Lumir Abdixhikut. Ai e ka ndërtuar një strategji që mua po më duket në një mënyrë si e Isa Mustafës që duke e votuar Vjosa Osmanin do t’ia dobësojmë partinë siç thoshte Isa Mustafa duke votuar Hashim Thaçin për president do ta dobësojmë PDK-në”, tha ai.
Ani se strategjinë e kryetarit të tanishëm të LDK-së dhe parardhësit të tij i sheh të ngjashme, Paçarizi thotë se jo edhe përfitimi për partinë do të jetë i njëjtë.
“Asokohe Isa Mustafa kishte përfitim direkt të partisë sepse u bë kryeministër, ndërkaq LDK-ja në këtë rast përfiton vetëm një ngushëllim moral me të cilin do të dalë në opinion”.
Ai ka deklaruar se nuk e di nëse LDK-ja po përpiqet të kthejë votuesit që i kanë ikur, apo t’i mbajë ata që i ka.
“Problemin e kam me LDK-në – a është një LDK e cila po përpiqet të përiftojë ata 100 mijë e pak votues që i kanë ikur, apo është një LDK që do të ruajë ata rreth 100 mijë votues që kanë votuar për të. Duhet të vendosë se për cilin votues është duke luftuar”.
Paçarizi ka thënë se Vjosa Osmani nuk do të jetë presidente e LDK-së, nëse bëhet presidente.
“Është person që vërtetë i ka marrë 300 mijë vota, pavarësisht se ka qenë pjesë e listës bashkë me Vetëvendosjen. Mund të supozojmë që do t’i kishte marrë apo jo sikur të kishte qenë LDK apo vetë. Këtu nuk po shoh asgjë të pandershme dhe as shantazh të mirëfilltë, sepse Vetëvendosje nuk po ju thotë hajdeni dhe votoni”, tha Paçarizi për Klan Kosova.
“Kryetari i Kuvendit do ta thërrasë një seancë të Kuvendit në të cilën do të votohet ose jo për Vjosa Osmanin, ndërkohë që iu mbetet partive opozitare të jenë opozitare ose jo. Nëse do të jenë opozitare nuk do të votojnë. Nëse kanë frikë, qysh po kanë frikë, do ta votojnë Vjosa Osmanin dhe do t’iu shmangen zgjedhjeve sepse e kanë frikën nga zgjedhjet”.
Ai ka vlerësuar se këtë herë nuk është bërë ‘pazar’ për postin e presidentit siç ka ndodhur rëndom në marrëveshjet e koalicioneve para apo paszgjedhore.
“Lëvizja Vetëvendosje ka mundur të ofrojë diçka në rast se nuk do të mund ta bënte qeverinë. Qeverinë e bëri dhe në këtë pikë ku mund të ofrohet diçka për subjektet e tjera politike, Vetëvendosja e ka kryer punën vetë. Te presidenti gjithmonë kemi thënë që për zgjedhjen e presidentit po ofrohen shërbime të caktuara dhe është e pandershme që të sigurohen në mënyrë këtë votat dhe tash cila është mënyra për të siguruar votat për presidenten përveç se deputetët të votojnë me vullnetin e tyre të lirë. Deputetët e kanë mundësinë të votojnë me vullnetin e tyre të lirë. Deputetët do të votojnë ose nuk do të votojnë nga frika se nuk janë të gatshëm për zgjedhje”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj