Vitia: Profesionistët shëndetësorë do t’i marrin vaksinat anti-COVID në Kosovë, jemi në bisedime për kontingjentin nga Shqipëria
Pas nisjes së shpërndarjes së dozave të para antiCOVID, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se profesionistët shëndetësorë të Klinikës Infektive do t’i marrin vaksinat në klinikë, ndërsa 24 mijë vaksinat AstraZeneca e ardhura mbrëmë në Kosovë do të shpërndahen për 24 mijë qytetarë.
Vitia tha se mjekët mund të vaksinohen edhe në sallën “1 tetori”, ndërsa profesionistët shëndetësorë të komunave të tjera do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit në QKMF-të e komunave.
“24 mijë dozat që kanë arritura mbrëmë do të jepen për 24 mijë persona, duke filluar nga personeli shëndetësor dhe posa të mbarojmë me personelin shëndetësor, do të fillohet sipas listës sipas planit të vaksinimit me personat mbi 80-vjeç… Në kryeqytet, për shkak të Qendrës Klinike Universitare, është edhe salla ‘1 Tetori’ ku do t’i marrin shumica, përveç Klinikës Infektive që nga fillimi kanë qenë në krye të detyrës dhe do të bëhet procesi i vaksinimit aty. Kurse, për mjekët në komunat e tjera do të bëhet nëpër qendrat e vaksinimit në qendrat kryesore të mjekësisë familjare të secilës komunë”, tha Vitia.
Lidhur me kontingjentin e vaksinave të ofruara nga Republika e Shqipërisë për mjekët e Kosovës, ministri Vitia tha se personeli shëndetësor në Kosovë do vaksinohet me dozat e AstraZeneca për shkaqe logjistike. Ai shtoi se megjithatë janë në bisedime me shtetin shqiptar për të shfrytëzuar këto vaksina për të vaksinuar kategoritë tjera.
“Janë 11 mijë dozat që i ka premtuar për personelin shëndetësor. Mirëpo për shkaqe logjistike mjekët do ta marrin vaksinën këtu. Ndërkohë jemi duke biseduar me Republikën e Shqipërisë që të fillojmë një kategori tjetër përveç personelit shëndetësorë për ta vaksinuar me këtë kontingjent të vaksinave të ofruara me shumë dashamirësi dhe vëllazëri nga Republika e Shqipërisë”, tha ai.
Në sallën “1 tetori” sot kanë nisur vaksinimet e para. I pari që e mori këtë vaksinë është kryeministri Albin Kurti, e më pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.
AstraZeneca jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh, ndërsa Kosova mbrëmë ka pranuar 24 mijë doza e para të kësaj vaksine. Këto doza janë siguruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në bazë të planit të vaksinimit, në fazën e parë do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grup-moshat mbi 80-vjeç dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).
Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo tre për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.
Faza e dytë përfshinë grup-moshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.
Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën antiCOVID-19./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos