LAJMI I FUNDIT:

“Sytë dhe zemrën te ju”, Tifozat Kuq e Zi vijnë me një mesazh të madh dhe koreografi para ndeshjes ndaj Anglisë

“Sytë dhe zemrën te ju”, Tifozat Kuq e Zi vijnë me një mesazh të madh dhe koreografi para ndeshjes ndaj Anglisë

Tifozët zyrtarë të Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi” janë përkujdesur të japin një mesazh para ndeshjes së sotme (e diel) ndaj Kombëtares së Anglisë.

Shqipëria është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kuqezinjtë do t’i presin Tre Luanët nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndeshje e vlefshme për Grupin I.


Djelmoshat e trajneri Edy Reja vijnë nga një fitore minimale ndaj Andorrës dhe synojnë rezultat pozitiv edhe ndaj ekipit të Gareth Southgate.

Për të arritur deri tek rezultati pozitiv kanë menduar edhe tifozët “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët mendojnë t’i japin përkrahje morale djelmoshave të kombëtares.

“Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë një koreografi, ku përfshihen figura historike shqiptare si Skënderbeu dhe Adem Jashari.

Ata gjithashtu kanë shkruar edhe një mesazh: “Sytë dhe zemrën te ju”, të vendosur në njërën pjesë të tribunës së stadiumit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
PSG po planifikon lëvizjen befasuese për transferimin e yllit të Man Cityt

PSG po planifikon lëvizjen befasuese për transferimin e yllit të Man Cityt

Ligue 1
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori