LAJMI I FUNDIT:

Për nisje të mbarë, Kosova pret Suedinë dhe synon befasinë

Për nisje të mbarë, Kosova pret Suedinë dhe synon befasinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Dardanë që janë grumbulluar tash e një javë kanë zhvilluar një ndeshje miqësore të mërkurën të cilën e fituan me rezultat të pastër 4-0 ndaj Lituanisë.

Ndërkohë ditën e sotme na pret një ndeshje krjetësisht tjetër, pasi është për kampanjën kualifikuese dhe kundërshtari është dukshëm i nivelit më të lartë.

Përfaqësuesja jonë është nikoqire e Kombëtares së Suedisë në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin B.

Për Kosovën kjo është ndeshja e parë, pasi për mysafirët është ndeshja e dytë, teksa e nisën me fitore këtë kampanjë kualifikuese pasi mposhtën Gjeorgjinë 1-0.

Përkundër mungesave të mëdha si Amir Rrahmani, Herolind Shala, Valon Berisha, Ibrahim Dresevic e Arijanet Muric, Dardanët duan ta nisin mbarë dhe t’i befasojnë suedezët.

Favorit në letër janë suedezët e udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic, por Kosova ka treguar se në Prishtinë di të jetë arrë e fortë për shumë kundërshtarë.

Takimi do të filloj nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, e që mungesa tifozëve është një minus i madh për Dardanët.

UEFA ka caktuar gjyqtarët hungarez për këtë takim, ku gjyqtari kryesor është Tamas Bognar, ndërsa asistentët e tij janë Balazs Buzas dhe Peter Kobor.

Pamje nga ndeshja Suedi – Kosovë 1-0 (Janar, 2020)
Dy ekipet përfaqësuese janë takuar vetëm një herë mes vete në një takim miqësor, ku në janarin e vitit 2020 Suedia triumfoi 1-0 në Doha të Katarit ndaj Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori