LAJMI I FUNDIT:

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 66 pacientë

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 66 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 66 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 329 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.


Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 39 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 16 pranime të pacientëve, 9 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive ndërsa në Kozle 2 pacientë dhe dy në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 50 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 118 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 138 pacientë, në Kozle 39, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 17 pacientë, dhe në GAK 12.

Gjithsej 629 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 50 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

Lajme
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori