LAJMI I FUNDIT:

Spanja do të kërkojë nga ata shkojnë nga Franca përmes kufijve tokësorë, të prezantojnë test negativ për coronavirus

Spanja do të kërkojë nga ata shkojnë nga Franca përmes kufijve tokësorë, të prezantojnë test negativ për coronavirus

Spanja do të kërkojë që njerëzit që vijnë nga Franca përmes kufijve tokësorë, të prezantojnë test negativ për coronavirus, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë.

Ky vendim i autoriteteve spanjolle vjen pas rritjes së rasteve me coronavirus në Spanjë.

Çdo person që vjen përmes rrugëve tokësore nga zonat që paraqesin rrezik të lartë të infektimit duhet të prezantojnë një test negativ me metodën PCR, i cili duhet të bëhet 72 orë para arritjes në Spanjë, thanë autoritetet.


“Ky urdhër do të hyjë në fuqi tre ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe derisa qeveria të shpallë fundin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19”, tha Ministria e Shëndetësisë së Spanjës.

Masa nuk do të vlejë për shoferët që transportojnë mallra, apo të punëtorëve që kalojnë kufirin. Po ashtu, nga ky rregull përjashtohen edhe personat që jetojnë 30 kilometra në afërsi të kufirit, thanë autoritetet spanjolle.

Shumë francezë, që po përballen me masa të ashpra të izolimit, po shkojnë në Spanjë, ku nuk ka kufizime të ashpra kundër coronavirusit.

Por, javët e fundit, Spanja është përballur me rritje të nivelit të infektimit .

Që prej fillimit të pandemisë, Spanja ka regjistruar 3.2 milionë raste me coronavirus dhe mbi 75.000 viktima. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Kur dhe si do ta godasë Izraeli Iranin?

Kur dhe si do ta godasë Izraeli Iranin?

Azia
Lansohen nga Gaza raketat që kishin shënjestruar Tel Avivin, alarmohen qytetarët izraelitë

Lansohen nga Gaza raketat që kishin shënjestruar Tel Avivin, alarmohen qytetarët izraelitë

Azia
Brigada Azov zë njërin nga ushtarët rusë që ekzekutuan ukrainasit e paarmatosur në Donetsk

Brigada Azov zë njërin nga ushtarët rusë që ekzekutuan ukrainasit e paarmatosur në Donetsk

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet shkencëtarëve për punën në mikroARN

Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet shkencëtarëve për punën në mikroARN

Evropa
Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Azia
Kalo në kategori