LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Bale shkakton edhe më shumë paqartësi për të ardhmen e uellsianit

Agjenti i Bale shkakton edhe më shumë paqartësi për të ardhmen e uellsianit

Pak ditë pas Gareth Bale u shfaq për të deklaruar synimin e tij për t’u kthyer në Real Madrid sezonin e ardhshëm, agjenti i tij Jonathan Barnett ka bërë të ditur se një gjë e tillë është në dyshime dhe se ata do të diskutojnë se çfarë do të ndodhë në verë.

Bale po dhuron paraqitje brilante te Tottenham Hotspuri në këtë sezon, por atij i mbetet edhe një vit nga kontrata e tij me Real Madridin pasi huazimi i tij në Londrën veriore po përfundon.

Uellsiani u duk se dëshironte të kthehej në Real Madrid , megjithatë Barnett e ka dobësuar atë lidhje.


“[ Komentet e Bale ] ishin nxjerrë plotësisht jashtë kontekstit”, ka thënë Barnett për BBC Sport Wales.

“Nuk ka asnjë afat kohor [mbi një vendim]. Ai thjesht po përqendrohet tani”.

Vetëm disa ditë më parë vetë Bale u duk se sugjeroi që qëllimi i tij ishte të kishte një tjetër shans në planet e Real Madridit.

“Arsyeja kryesore që erdha në Spurs këtë vit ishte të luaj futboll para së gjithash”, kishte thënë Bale.

“Duke hyrë në Euro 2020 doja të isha i përshtatshëm. Plani origjinal ishte që të bëja një sezon te Spurs dhe pas Euros të mbetet akoma një vit në Real Madrid”.

“Plani im është të kthehem, kjo është aq sa kam planifikuar”.

Mbetet të shihet, pra, se çfarë vendimi do të marrë Bale në lidhje me vendin ku ai dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm.

Real Madrid mund të mos jetë shumë i etur për kthimin e tij, megjithatë, pasi ata shikojnë drejt së ardhmes dhe dëshirojnë të heqin dorë nga paga e madhe të përfaqësuesit të Uellsit.

Me emra si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland në listën e dëshirave të Zinedine Zidanes, duke arkëtuar shumë të lartë nga shitja e Bale, një lojtar që nuk është në planet e tij, ka të ngjarë të jetë opsioni i preferuar i klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Kalo në kategori