Kur të jenë vaksinuar të gjithë në BE ndaj COVID-19, kjo duhet të dokumentohet në një certifikatë, që personi mund ta paraqesë nëse i kërkohet. Por në fakt aktualisht vaksinat janë një mall jo i lehtë për t’u poseduar.
Në samitin virtual të BE-së (25.03) u ra dakord që deri në verë në BE të ketë një certifikatë të njësuar për vaksinimin. Kancelarja gjermane e mbështeti vendimin, por tërhoqi vëmendjen për disa pengesa. Në BE vazhdon të jetë e diskutueshme nëse liria e lëvizjes do të kondicionohet nga kjo certifikatë.
Këtij vendimi i parapriu hapja e rrugës për certifikatën nga Parlamenti Evropian një ditë më parë. Deputetët votuan që kjo çështje të trajtohet me procedurë të përshpejtuar. Komisioni i BE-së preferoi një proces të përshpejtuar, në mënyrë që bisedimet mes institucioneve të mund të fillojnë sa më shpejt. Certifikata e planifikuar e vaksinimit do të aplikohet qysh në qershor.
“Me certifikatën digjitale” Komisioni i BE-së do të krijojë një zgjidhje të përbashkët teknike për të 27 vendet e BE-së për të kapërcyer kufizimet aktuale të udhëtimeve. Certifikata, që do të njihet në mbarë BE-në, duhet të dokumentojë vaksinimet, rezultatet e testeve të licencuara dhe informacionet për shërimin nga infeksioni me koronavirusin. Lidhur me zbatimin teknik ka një sërë pyetjesh.
Kritika dhe rezerva
Edhe pse deputetët votuan në procedurë të përshpejtuar, paraprakisht pati kritika të ashpra. Kryetari i grupit parlamentar të kristiansocialëve, Manfred Weber (CSU), kritikoi, që propozimi i komisionit është bërë shumë vonë. “Dhe tani kërkohet të veprohet me procedurë të përshpejtuar”. Kryetari i grupit të ekologjistëve, Philippe Lamberts, nënvizoi, që një proces i tillë e kufizon fort debatin demokratik dhe verifikimin ndaj është e gabuar. Deputetët tërhoqën vëmendjen gjithashtu për pabarazitë lidhur me një certifikatë vaksinimi dhe theksuan, që përmes saj duhet të garantohet edhe ruajtja e të dhënave.
Po vaksinimi?
Përveç kritikave është edhe problemi që mungon furnizimi me vaksinat. Samiti virtual i BE-së (25.03) shqyrtoi problemet me furnizimin e vaksinave dhe kontrollin e eksporteve në vendet e treta. “Ne theksojmë rëndësinë e transparencës si dhe përdorimin e licencave të eksportit”, thuhet në deklaratën përmbyllëse të samitit. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi që në sfondin e problemeve me pandeminë të analizohen “pa doreza” dobësitë e BE-së. Shtetet e BE-së duan që të rrisin shpejtësinë në procesin e vaksinimit të popullsisë ndaj koronavirusit. Megjithatë me orë të tëra në samit u zhvilluan debate për shpërndarjen e vaksinave, për të cilat ka vvshtirësi furnizimi. Në tre muajt e ardhshëm duhet të furnizohen tri herë më shumë vaksina se deri tani, deklaroi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Deri tani nga gati 450 milionë qytetarë të BE-së të paktën 65 milionë janë vaksinuar një herë. Deri në fund të marsit vendet e BE-së do të marrin rreth 100 milionë doza. Për periudhën prill – qershor janë premtuar nga koncernet farmaceutike 360 milionë doza.
Çfarë bën Britania e Madhe?
Prodhuesit e vaksinës duhet t’u përmbahen afateve të kontraktuara të furnizimit, theksohet në deklaratën e samitit. Sfondi ka të bëjë kryesisht me grindjen lidhur me prodhuesin britaniko-suedez AstraZeneca. Sipas Komisionit të BE-së kompania gjatë tremujorit të parë do të duhej të furnizonte 120 milionë doza. Ndërkohë bëhet fjalë për maksimumi 30 milionë doza. Komisioni i BE-së për shkak të këtij debati i ka ashpërsuar rregullat e eksportit në BE. BE-ja druan, se AstraZeneca favorizon britanikët në furnizim edhe me vaksinat që prodhohen në BE. Sipas Komisionit deri tani 21 milionë doza kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithsej BE ka eksportuar 77 milionë doza. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj