Deri tani rreth 300 punonjës shëndetësor të Kosovës kanë marrë vaksinat antiCOVID në Shqipëri
Rreth 300 punonjës shëndetësor të Kosovës kanë marrë vaksinat antiCOVID në Shqipëri.
Procesi i vaksinimit pritet të përfundojë këtë të shtunë. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.
“Procesi i vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë është duke shkuar mirë. 300 punonjës janë vaksinuar deri sot dhe të shtunën do të mbyllet ky cikël. Për fat të mirë nuk kemi pasur asnjë ankesë deri tani. Mirëpo fat i keq është se ka kërkesa të mëdha për vaksinim, por ne i kemi mundësitë e limituara”, ka thënë Syla.
Tutje, Syla tha se shpreson që ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Vitia të kontaktojë me Republikën e Shqipërisë dhe të vazhdojë procesi i vaksinimit të punonjësve shëndetësor.
“Por shpresojmë se ministri i ri Shëndetësisë të vjen në kontakt me Republikën e Shqipërisë dhe të vazhdojnë këtë proces që e kemi nisur ne si Federatë. Më tepër se 500 vaksina nuk kanë mundur as ata të sigurojnë, kërkesat janë shumë në rritje”, u shpreh ai.
Syla tha se në përgjithësi punonjësit që kanë marrë këto vaksina kanë kaluar mirë dhe me ankesa që janë normale.
Ndryshe, Republika e Shqipërisë kishte siguruar 500 vaksina për COVID-19 për punonjësit shëndetësor të Kosovës. Vaksinimi kishte filluar javën e kaluar dhe punonjësit kanë marrë vaksinat në qytetin e Kukësit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte deklaruar se vaksinimi duhet të bëhet në Kukës, pasi kompania që ka prodhuar ato vaksina nuk lejon që ato të dalin jashtë shtetit.
“Ne nuk do t’u lëmë në asnjë mënyrë vetëm atje sepse në fund të fundit jemi një. Edhe fakti që bëhet në Kukës lidhet me atë që kompanitë nuk lejojnë nxjerrjen e dozave jashtë. Kukësi është dhe i Shqipërisë dhe i Kosovës”, kishte deklaruar Rama.
Ndërkohë, në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat antiCOVID përkundër së është thënë se tashmë kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme për sigurimin e tyre.
Numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet në Kosovë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 781 raste të reja, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 803. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën