LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gashi tregon arsyet se pse Specialja nuk ia dorëzoi pajisjet e konfiskuara të OVL-UÇK-së

Avokati Gashi tregon arsyet se pse Specialja nuk ia dorëzoi pajisjet e konfiskuara të OVL-UÇK-së
Avokati Tomë Gashi

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Tomë Gashi ka treguar se pse sot Gjykata Speciale nuk ia ka dhënë pajisjet që i kishte konfiskuar para gjashtë muajsh në zyrat e OVL-UÇK-së.

Gashi përmes në konference për media ka thënë se me një kërkesë të veçantë kanë kërkuar nga Specialja që të tregojnë se çfarë konkretisht kanë gjetur në pajisjet e konfiskuara, mirëpo siç tha ai, kjo kërkesë e tyre mund të jetë dhe arsyeja e mos dhënies së këtyre pajisjeve, transmeton Telegrafi.


Paralajmëruan se do i japin materialet e konfiskuara, Specialja nuk ia dorëzon pajisjet OVL-UÇK-së
Lexo po ashtu Paralajmëruan se do i japin materialet e konfiskuara, Specialja nuk ia dorëzon pajisjet OVL-UÇK-së

“Me autorizim të veçantë kam shkuar dhe i kam kërkuar, mirëpo një deklaratë e hetuesit, për arsye logjistike ata nuk mund ta bëjnë këtë. Me një kërkesë të veçantë kemi kërkuar që ata të na japin një sqarim se çfarë kanë gjet në pajisjet që na kanë marrë, dhe mendojmë që kjo ishte arsyeja se pse nuk na janë dhënë pajisjet për të cilat na kërkuan vet që të shkojmë t’i marrim”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku ri përsëriti se me veprimin e sotshëm Gjykata Speciale përves që është politike dhe  e paligjshme ajo ka treguar dhe jo seriozitet.

“Gjykata Speciale është politike, e paligjshme, e skaduar e që i ka dal afati kushtetues, tash ata po tregojnë që janë jo serioz”, ka thënë Klinaku.

Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori