LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëruan se do i japin materialet e konfiskuara, Specialja nuk ia dorëzon pajisjet OVL-UÇK-së

Paralajmëruan se do i japin materialet e konfiskuara, Specialja nuk ia dorëzon pajisjet OVL-UÇK-së

Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale është penduar dhe se nuk i ka kthyer pajisjet që i kishte konfiskuar para gjashtë muajsh në zyrat e OVL-UCK-së.

Gashi para mediave deklaroi se kanë shkuar për t’i marrë ato pajisje, mirëpo zyrtarët e Prokurorisë Speciale kanë thënë se nuk janë të gatshëm t’i kthejnë ato, transmeton Telegrafi.


“Unë kam ardhur me kërkesë të shkruar, por këta kanë vendosur të mos na japin pajisjet. Ne kërkuam raport se çfarë kanë gjetur në pajisjet që janë konfiskuar më 25 shtator të viti të kaluar, kur fatkeqësisht, pa kurrfarë arsye është arrestuar Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Nuk janë të përgatitur, i kanë rënë pishman. Ne kemi kërkuar që së bashku me pajisjet të na japin një raport se çfarë kanë gjetur në ato pajisje”, ka thënë Gashi.

Specialja sot ia kthen OVL-UÇK-së materialet që i kishte konfiskuar para gjashtë muajsh
Lexo po ashtu Specialja sot ia kthen OVL-UÇK-së materialet që i kishte konfiskuar para gjashtë muajsh

Avokati shtoi tutje se Specialja nuk është serioze më këto veprime.

Ndryshe, u.d i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku kishte njoftuar se Zyrtarët e Prokurorisë Speciale sot do të kthejnë materialin e konfiskuar gjatë bastisjes në selinë qendrore të OVL- UÇK.

“Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj”, ka thënë ai.

Klinaku kishte deklaruar se  tashmë kanë autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së që t’i marrë pajisjet.

“Ne kemi autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së z.Tomë Gashi, i cili nesër, në kohën e lartëshënuar, do të shkoi në zyret e Prokurorisë Speciale të Hagës, që janë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, që t’i marrë pajisjet tona. Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/