LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 4 persona në Tiranë, njëri prej tyre ngacmoi seksualisht një të mitur

Arrestohen 4 persona në Tiranë, njëri prej tyre ngacmoi seksualisht një të mitur
Foto: Ilustrim

Bien në prangat e policisë katër persona në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 42-vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmim seksual”, pasi me datë 21.03.2021, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. G., 27-vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi, e ndarë në doza gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).


Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve, P. G., 59-vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe M. N., 22-vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me trafikndarëse, duke marrë dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Kalo në kategori